Flash

Si i përgjigjet Berisha pyetjes: "A rrezikon të çahet PD?"

Lapsi.al 12 December 2017
Si i përgjigjet Berisha pyetjes: "A rrezikon të çahet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike kur pjesa e lënë jashtë parlamentit nga kryetari Basha vijon të kërkojë largimin e tij. Në një intervistë për Abc News, Berisha u pyet nëse në këtë situatë Partia Demokratike rrezikon të ndahet pasi “të larguarit” mund të krijojnë një forcë të re.

“Fjala e zotit Basha në ceremoninë e 27-vjetorit iu referua kontributorëve, bashkëpunëtorëve, themeluesve, etj. Jam i bindur se çdo njeri mund të krijojë parti. Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe të lërë kontributin e tij në partinë që ka qenë sepse kjo ka ndodhur. Gjetja e mirëkuptimit është e mundshme. Basha ka marrë përgjegjësitë me vete. Nëse ne themi që kjo ka përgjegjës vetëm zotin Basha bëjmë gabim. Kjo nuk e zgjidh problemin. Ai i ka pranuar përgjegjësitë e tij të cilat i ka pranuar.

Ishte i natyrshëm zemërimi fillestar. Reagimet e para ishin të zakonshme. Tani me qetësi të gjithë duhet të pyesin veten: Cila është rrugëdalja. Kam bindjen se instikti i tyre dhe përvoja e këtyre bashkëpunëtorëve të mi do ti çojë në një zgjidhje praktike” – tha Berisha duke mos e parë si të mundshme një ndarje të PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI