Flash

Kthesë e papritur në hetimet për vrasjen e Aleksandër Ndokës

Lapsi.al 12 December 2017
Kthesë e papritur në hetimet për vrasjen e Aleksandër

Merr një rrjedhë tjetër hetimi për vrasjesn e vëllait të ish-deputetit socialist në Lezhë, Arben Ndoka. Vrasja e Aleksandër Ndokës ngriti menjëherë dyshime se gjithçka mund të kishte ardhur nga konfliktet e mëparshme të familjeve me të cilat kishte pasur konflikte fisi Ndoka.

Për këtë arsye menjëherë në portat e tyre trokitën misionarë të pajtimit të gjaqeve, të cilët siç e do tradita kanë pyetur 3 fiset me të cilët Ndokajt kanë pasur konflikte, nëse ato kishin gisht në vrasjen e 48-vjeçarit. Por ata jo vetëm që e kanë mohuar, por janë shprehur te gatshëm që siç e do Kanuni, së bashku me pjesëtarë të familjes Ndoka, të betohen në kishë mbi Bibël se nuk kanë qëlluar mbi Ndokën, shkruan Rozafa Tv e Shkodrës.

Policia nga ana e saj po heton në disa pista, e dyshimet më të forta i ka tek konfliktet e krijuara për shkak të pozicionit politike dhe shtetëror që ka pasur Aleksandër Ndoka, këshilltar bashkiak, jurist dhe së fundmi drejtues i IKMT për veriun. Ky detaj i misionarëve ka rezultuar surprizues edhe për faktin se tradita në fiset e Malësive është i njohur, por jo për masën e gjerë dhe vetë policinë e shtetin Shqiptar, i cili ka instrumente të tjerë hetimi.

Gjithsesi do të jenë hetimet e thelluara, pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth tashmë të sekuestruara nga policia që do të ndihmojnë më shumë mbi zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Lezhën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI