Flash

Berisha: Rama provokoi rëndë Metën, por ai po flirton me Veliajn

Lapsi.al 12 December 2017
Berisha: Rama provokoi rëndë Metën, por ai po flirton me Veliajn

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një “provokim të rëndë” propozimin që kryeministri Edi Rama i ka dërguar Presidentit të Republikës Ilir Meta për të emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon. Në një intervistë për abc news, Berisha thotë se në të tilla raste kryeministri nuk mund të ecë me teorinë e “faktit të kryer” pasi kreu i SHISH nuk është një emërim i zakonshëm pasi ai është anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe jo një ministër i qeverisë.

“Shefi i shërbimit dha dorëheqjen. Edi Rama për minimumin e etikës nuk mund ta vinte Presidentin përpara faktit të kryer. Kreu i SHISH nuk është ministër. Presidenti nuk mund të firmosë symbyllur. Ky është provokim. Rama duhet të konsultohej me Presidentin për pasuesin e Visho Ajazi Likës. Unë nuk kam asgjë me atë që ka propozuar, madje as nuk e njoh fare, por kjo është situata” – tha Berisha.

I pyetur për afërsinë që Meta ka treguar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për mundësinë e një aleance mes tyre duke larguar Ramën, Berisha jep këtë përgjigje.

“Që Veliaj po konturohet si rival i Ramës kjo duket. Që Meta i ka pasion “short cut”-et edhe i ka. Por, a e lejon posti i presidentit për ta bërë këtë? Unë mendoj se nuk e lejon. A do ta bëjë ai një gjë të tillë? Kjo mbetet për tu parë. Ajo që mund të them është se mes Metës dhe Veliajt ka një lloj flirti në eter. Ekziston apo jo? A do ta përdorë Meta. Unë them se posti nuk e lejon, por le të shohim” – thotë Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI