Flash

Alarmuese/ Shqiptarët po hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Lapsi.al 12 December 2017
Alarmuese/ Shqiptarët po hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj

Një studim i fundit i shoqatës Albanian Food Industry nxorri në pah se produktet që konsumojmë çdo ditë në tryezat tona, në një pjesë të mirë të rasteve dështojnë në testet e sigurisë. Të pakta janë ato ushqime të cilat nuk kanë shfaqur probleme dhe përmbushin standardet e kërkuara dhe kjo më shumë lidhet me frutat dhe lëngjet e tyre.

Nga gjetjet rezulton se kategoria fruta-perime është 100% pa probleme dhe me parametra brenda normave europiane. Ky është një tregues pozitiv përsa i përket kësaj grup kategorie që tregon se fermerët apo kompanitë që merren me kultivimin e fruta perimeve janë të kujdesshëm në përdorimin e substancave gjatë mbjelljes, rritjes dhe kultivimit të tyre. Përsa i përket kategorisë së lëngjeve të frutave, 100% e tyre rezultuan me nivelin e metaleve në përbërjen e tyre, brenda normave. Kjo tregon që prodhuesit janë të ndërgjegjshëm përsa i përket lëndëve të para, kushteve higjeno-sanitare në stabilimente, përbërësve dhe paketimit të kësaj kategorie” - thuhet në studim

Mishi me ngjyrues

I njëjti studim mori  në analizë produktet e kategorisë së mishit, ku të paktën 15 % e produkteve të analizuara rezultuan me ngarkesë të lartë mikrobiale. “Kjo tregon që kushtet higjeno sanitare në të cilin ruhet, transportohet apo përpunohet mishi nuk janë sipas parametrave të lejuar nga normat kombëtare dhe ndërkombëtare. 20% e tyre rezultoi me prezencë të mundshme të ngjyruesit E 120. Ky element shërben për ta bërë mishin të duket sa më i freskët” - thuhet në studim. Por pavarësisht elementëve të mësipërm duket se njëri nga kampionet e marrë për testim ka rezultuar pozitiv edhe ndaj salmonelës.

Vaj ulliri? Shitet si i tillë, por nuk është në të vërtetë

“Përsa i përket vajrave të analizuar, parametrat e tyre rezultuan brenda normave për 80% të tyre. Për një nga vajrat e ullirit të testuar, rezultoi se parametrat e tij nuk përputhen me ato të vajit të ullirit, ekzaminimi spektrofotometrik dhe metilet e jashtme të acideve yndyrore rezultuan jashtë normave. Përqindja e ulët e acidit oleik tregon se ky nuk është vaj ulliri. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me ligjin tregton një produkt që etiketa nuk përputhet me përmbajtjen” - thuhet ne studim

Qumështi me aflatoksinë dhe gjalpi me vaj palme

Në analizë janë marrë qumështi dhe nënproduktet e tij ku nga 8 produkte dhe nënprodukte të dy prej tyre (25 %) rezultuan me aflatoksinë, (një nga produktet e qumështit të testuar dhe një nga produktet e kosit). “Alflatoksina M1 gjendet tek produktet e bulmetit dhe është një nga toksinat më të rrezikshme që ekzistojnë. Ajo mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë dhe kancer që rezulton nga aktivizimi i P450 në epoksid i cili prek  28 ADN. Ndërsa qumështi i fshatit i tregtuar në bidon 1.5 kg rezultoi me ngarkesë të lartë mikrobiale. Kjo tregon që procesi i mjeljes, transportit paketimit, dhe/ose ruajtjes nuk i respekton parametrat kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Një nga produktet e gjalpit me sasi të acidit oleic më të lartë se normat e lejuara ndërsa një nga produktet e djathit me sasi të acidit palmitic më të lartë se normat e lejuara. Kjo tregon që subjekti në kundërshtim me nenin 36 të ligjit të ushqimit nuk tregon përbërësin ‘vaj palme’ në etiketë. Produktet e tjera nuk paraqesin probleme” - nënvizon studimi.

I njëjti publikim nënvizon rolin që kanë institucionet që kontrollojnë zinxhirin ushqimor i cili shfaq problematika që lidhen nga mbivendosja e kompetencave tek mangësitë ligjore si dhe njohuritë e cunguara të stafeve që vijnë si efekt i paqëndrueshmërisë së tyre në detyrë nga lëvizjet e shpeshta. Në fund studimi rekomandon edhe disa masa që mund të merren për të përmirësuar sigurinë ushqimore./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI