Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vuçiç paralajmëron blerjen e armëve tjera nga Rusia dhe e thotë troç: Nuk na intereson të jemi në NATO

Lapsi.al 9 December 2017
Vuçiç paralajmëron blerjen e armëve tjera nga Rusia dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ritheksuar për të satën herë se Serbia e dëshiron rrugën evropiane, por nuk e ka ndërmend të bashkohet me NATO-n.

Ai në një intervistë për Tas, ka thënë se Serbia e ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë ushtarak rusë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Serbia është në rrugën evropiane, por dallimi mes të Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është se Serbia nuk dëshiron të bashkohet me NATO-n. Ne kemi zgjedhur rrugën e neutralitetit ushtarak, dhe unë këtë u kam thënë kohën e fundit liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Ne nuk e fshehin këtë”, ka thënë Vuçiqi.

Ai theksoi se Serbia është shtet i pavarur dhe ushtarakisht do të mbetet neutral, por i fortë ushtarakisht që të jetë në gjendje ta mbrojë vetën.

“Shpresoj që do të flas edhe për këtë dhe shumë tema të tjera me Vladimir Putin”, përfundoi Vuçiq.

Presidenti serb do të vizitojë Moskën në 18-20 dhjetor dhe do të takohet me presidentin rus Putin.

Agjencia tha se pritet që dy liderë të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe ndërkombëtare./lajmi.net

Të këshilluara

Vritet një shtetas kosovar në Austri

Dita e enjte ka qenë fatale për një kosovar që jetonte në Austri. Indeksonline mëson se të enjten rreth orës 22-20, një llapjan është vrarë në kryeqytetin austr...

11:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI