Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Atentati ndaj vëllait të Ndokës, a ka lidhje djali i viktimës me vrasjen e tij?

Lapsi.al 9 December 2017
Atentati ndaj vëllait të Ndokës, a ka lidhje djali i

Aleksandër Ndoka, 48-vjeçari i vrarë sot në Lezhë  në një pritë pranë banesës rezulton pa precedentë penal, por konfliktet në familje i ka pasur djali i tij, Samuel Ndoka, i cili u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës.

Samuel Ndoka, 19 vjeç akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë se nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku. Samuel Ndoka u arrestua më datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi është një emër i njohur për policinë. Samuel Ndoka së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017. Nga ana e policisë së Lezhës po hetohet edhe kjo pistë për zbardhjen e vrasjes së 48-vjeçarit Ndoka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI