Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohet çfarë thanë për Ramën, Meta dhe Berisha në Pallatin e Brigadave

Lapsi.al 8 December 2017
Zbulohet çfarë thanë për Ramën, Meta dhe Berisha

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë takuar mbrëmjen e së premtes në një ceremoni të organizuar nga kreu i shtetit me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Të dy ata kanë trokitur gotat dhe kanë shkëmbyer disa batuta mes tyre.

Sipas asaj që shkruan syri.net që citon dëshmitarë okularë, dialogu ka qenë pak a shumë i tillë:

Berisha: “Eh! Çfarë koincidence fatale. Para 27 vitesh studentet i fishkëllyen Adil Çarçanit. Sot fiks në të njëjtën orë studentët i fishkëllyen Edi Ramës. Besoj se e more vesh?”.

Meta: “Unë di që qeveria është në punë dhe po punon”.

Berisha: “Eh! Rinia mendon se duhet të fishkëllehet. Ishte gjë shumë e bukur”. 

Berisha iu referua një ngjarjeje që ndodhur gjatë paradites në një takim të kryeministrit Rama me nxënës të shkollave profesionale që ka dalë nga kontrolli i kreut të qeverisë. Një grup të rinjsh nisën të fishkëllenin duke bërë që Rama tu kërkojë të dalin jashtë dhe “të cicërojnë nëpër pemë”.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mungon Rama, Meta dhe Berisha trokasin gotat

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë trokitur gotat së bashku në pritjen që kreu i shtetit organizoi me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Ri...

21:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI