Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Qëndrimi i PD: Zgjedhja e kryeprokurorit nuk mund të bëhet pa kaluar Vettingu

Lapsi.al 9 December 2017
Qëndrimi i PD: Zgjedhja e kryeprokurorit nuk mund të bëhet pa

Partia Demokratike këmbëngul se nuk mund të zgjidhet prokuror i përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm, pa kaluar më parë testin e Vettingut. Deputeti Oerd Bylykbashi i quan qasjet e mazhorancës paradokse të Edi Ramës me reformën në drejtësi.

Deputeti demokrat argumenton se një njeri që nuk ka kaluar në filtrat e Vettingut, nuk mund të vendoset në majën e piramidës së hetimit me shumicë të thjeshtë.

“Prokurori i Pergjithshem i Perhershem duhet te zgjidhet pasi kalon vettingun dhe, edhe pse eshte me i sigurt nga ana e integritetit, duhet zgjedhur me 84 vota (shumice e cilesuar 3/5) qe te mos e kape Kryeministri. Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem i cili sipas Rames zgjidhet pa bere vetting, pra nuk ka garanci per integritetitn e tij, mund tu zgjidhka me vetem 36 votat e Kryeministrit (shumice e thjeshte). Pra e kap dhe fut ne xhep Kryeministri. Pasi jua lodhen koken me shume se dy vjet me kete vettingun, na doli qe vettingu qenka rrjete per peshq te vegjel. Per te medhenjte nuk beka! Paradokset e sharlatanizmit!”, - tha Bylykbashi. Pavarësisht oponencës së opozitës, PS ka hapur garën për kryeprokuror, dhe kandidatët kanë afat të aplikojnë pranë Komisionit të Ligjeve, deri paditen e së martës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI