Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përplasje ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës së Bosnjës në Beograd, shkak Kosova

Lapsi.al 6 December 2017
Përplasje ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës

Konferenca e përbashkët e presidentit të Serbisë dhe përfaqësuesve të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës në Beograd është përshkuar edhe me disa tensione dhe ‘sqarime’ shtesë. Kjo ka ndodhur ndërmjet Bakir Izetbegoviqit dhe Aleksandar Vuçiqit.

Edhe pse në emër të Bosnjës ka folur përfaqësuesi kroat i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, në fund të konferencës ka qenë përfaqësuesi boshnjak, Izetbegoviq i cili është detyruar të ndërhyjë dhe të sqarojë më shumë.

Kjo ka ndodhur pasi që Çoviq paraprakisht ka thënë se sa i përket Kosovës, Sarajeva zyrtare nuk do ta ndryshojë qëndrimin derisa një gjë të tillë mos ta bëjë Beogradi.

Vuçiq ka thënë se e ka marrë një mbështetje të tillë gjatë takimit, derisa Çoviq ka deklaruar se “Bosnja do t’i unifikojë qëndrimet me Beogradin sa i përket çështjeve të brendshme të Serbisë”.

Kjo nuk i ka pëlqyer Izetbegoviqit, i cili ka ndërhyrë në fund.

“Politikën ndërkombëtare të BeH e do ta drejtojnë këta tre persona (anëtarët e Presidencës së BeH), dhe ajo do të drejtohet në Sarajevë. Natyrisht se do t’i marrim për bazë edhe qëndrimet e vendeve fqinje, sepse jetojmë me Serbisë dhe jetojmë me Kroacinë, si dhe me BE-në. Por qëndrimi im është që politika e jashtme drejtohet në Bosnje dhe unë e kam lutur Çoviqin që këtë ta thotë si qëndrim të tij personal, jo qëndrim të Presidencës”, ka thënë Izetbegoviq.

Të kujtojmë se Izetbegoviq ka deklaruar se Bosnja duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës. Kjo deklaratë pati ngritur shumë pluhur në rajon, derisa Serbia pati nisur edhe ta kërcënonte Izetbegoviqin./lajmi.net

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI