Flash

Deputeti i PD: PS e vendosur për të shkelur Kushtetutën, duan të kapin Kryeprokurorin

Lapsi.al 5 December 2017
Deputeti i PD: PS e vendosur për të shkelur Kushtetutën, duan

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për çështjen e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm. Nnë një prononcim për mediat, ai u shpreh se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me 36 vota.

Ai tha se lëvizja e fundit e qeverisë, është një përpjekje për të kapur këtë institucion. Bykykbashi u shpreh se mazhoranc apo përpiqet ta zgjedhë kryeprokurorin me me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit.

Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun. Rast i mbarimit të parakohshëm të mandatit, por nuk jemi në këtë rast. Ligji përcakton se merr vendim Kuvendit me 3/5 dhe kjo është një cështje tjetër. Janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin” - deklaroi ai.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI