Flash

Ministri Bushati nga Brukseli: Ekziston një skenar për ndikim rus, është shtuar prania 5-6 vitet e fundit

Lapsi.al 5 December 2017
Ministri Bushati nga Brukseli: Ekziston një skenar për ndikim rus,

“Në pesë–gjashtë vitet e fundit, kemi parë një prani më të madhe të Rusisë. Por, të jemi të sinqertë, modeli që preferojnë shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian “, - kështu u shpreh Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati në një intervistë për Euobserver nga Brukseli.

Bushati foli për ndikim rus që është rritur për vitet e fundit, po përforcoi idenë se shumica e Ballkanit i ka sytë nga BE.

Po ashtu Bushati shtoi se ndikimi rus është një skenar i mundshëm duke patur parasysh ngjarjet në Maqedoni ku Rusia ishte shumë më aktive se BE.

“Ky është një skenar i mundshëm. Rusia ka qenë mjaft aktive në fqinjin tonë, duke dalë me deklarata politike (mbi krizën e Maqedonisë) më shpesh se BE-ja”, - tha ai.

Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për përpjekjen për të inskenuar një grusht shteti atje vitin e kaluar në mënyrë që të pengojë hyrjen e saj në NATO.

 

Të këshilluara

FOTO/ Burri vret gruan ditën e dasmës

Një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj ditën më të lumtur të jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Bursa të Turqisë. Sipas medieve vendase autori është Meteh...

22:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI