Flash

Dënohet me 43 vite burg banda shqiptare që trafikonte kokainë në Britani

Lapsi.al 5 December 2017
Dënohet me 43 vite burg banda shqiptare që trafikonte kokainë

Anëtarët e një bande kriminale shqiptare të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani janë dënuar në total me 43 vite burg. Pjesëtarët e grupit kriminal u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford.

Sipas policisë, britanike grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore. Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Kokaina e sekuestruar nga policia kap vlerën e 720.000 stërlinave.

Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burg. Valentin Malocaj me 8 vite burg. Valon Bajgora me 8 vite burg. Gjergji Marku dënua me 6 vite burg. Ramadan Doçi u dënua me 6 vite burg. Admir Simeqi me 6 vite burg. Admir Bici me 2 vite e 8 muaj burg. Kamel Safieddine me 2 vite e 8 muaj burg.

 

Të këshilluara

FOTO/ Burri vret gruan ditën e dasmës

Një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj ditën më të lumtur të jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Bursa të Turqisë. Sipas medieve vendase autori është Meteh...

22:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI