Flash

Shfryhet “skandali” me dosjet e vjedhura në prokurori, çështjet u transferuan

Lapsi.al 4 December 2017
Shfryhet “skandali” me dosjet e vjedhura në prokurori,

Me gjithë zhurmën që krijoi denoncimi për humbjen e tre dosjeve në prokurorinë e Elbasanit, duket se gjithçka ka të bëjë me mosmarrëveshjet mes prokurorëve të qytetit. Top Channel raporton se dosjet që prokurorja Amanda Xhaferri i ka denoncuar si të zhdukura nga zyra e saj, në fakt janë marrë me procesverbal dhe u janë deleguar për hetim prokurorëve të tjerë të njësisë task forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.

Ka qenë drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina i cili ka vendosur t’i heqë prokurores Amanda Xhaferri çështjet në fjalë me argumentimin së për një kohë të gjatë nuk kishte kryer veprime hetimore dhe këto dosje ia ka deleguar për hetime prokurorëve të tjerë.

“Kjo mënyrë veprimi që kanë hyrë në zyrën time, pa praninë time, pa dijeninë time dhe kanë marrë dosjet penale që unë kam patur në ndjekje penale, nuk është normale. Theksoj se, unë si prokurore kam përgjegjësi për matërialet e administruara në fashikullin hetimor të çdo dosjeje dhe për më tepër, kur bëhet fjalë për dosje të rëndësishme dhe me materiale sekrete dhe delikate”, është shprehur Prokurorja që ka denoncuar rastin.TCh

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI