Flash

Berishës zbulon kush i vodhi 3 fashikujt e dosjes së bujshme në Elbasan

Lapsi.al 4 December 2017
Berishës zbulon kush i vodhi 3 fashikujt e dosjes së bujshme në

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin që i vjen nga një oficer dixhital, ku ky i fundit publikon disa të dhëna rreth skandalit me dosjen e bujshme në prokurorinë e Elbasanit.

Oficeri i policisë shkruan se pas zhdukjes së 3 fashikujve në dosjen me rëndësi fshihen kryeministri Rama, ndërsa tregon se kush fshihet pas tre dosjeve të bujshme që janë zhdukur në Elbasan. Ai shton se Rama ka urdhëruar drejtorët e Policisë, Haki Çako dhe Altin Qato për të marrë këto fashikuj.

Ndërkohë, dje prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri denoncoi faktin se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj të një dosje të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik.

Pershendetje doktor jam nje oficer policie desha te ju njoftoj se vjedhja dosjeve te bandave te pushtetit ne prokurorine e Elbasanit ketu flitet gjersisht se esht urdherua nga larte fare. Per kete akt te pashembullte jane ngarkuar thuhet nga vet Rama drejtoret Çako dhe Qato naryrisht jane keqperdore ne krim nga policia edhe punonjes te prokurorise. Vjedhja e dosjeve esht bere sipas nje skenari te pregatitur me kujdes per zhdukjen e gjurmve. Disa muaj me nga kasaforta me sekrete e Ministrise se Brendeshme u vodhen 12 raportet me sekrete te kesaj ministrie, tani vidhen tre dosjet kryesore te operacionit forca e le..( me falni per shprehjen).” – shkruhën në postimet e Berishës.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI