Flash

Rama mundohet të mbrohet pas përmbytjeve: Katastrofë nëse nuk do kishim bërë investime

Lapsi.al 4 December 2017
Rama mundohet të mbrohet pas përmbytjeve: Katastrofë nëse

Komiteti i Menaxhimit të Emergjencave është mbledhur paraditen e sotme për të diskutuar mbi situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Pasi është bërë një bilanc paraprak për sipërfaqet e përmbytura, banesat e prekura, si dhe infrastrukturën e dëmtuar, kryeministri Rama tha se tashmë do të kalohet me fazën e kapërcimit të pasojave.

Ai tha se do të vijohet puna për kanalet kulluese, mbjelljen e pemëve, si dhe do të ndërhyhet në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji.

Duke i falënderuar me shumë mirënjohje të gjithë ushtarakët, vajzat e djemtë, gratë e burrat të angazhuar në këto ditë dhe netë tejet të vështira, dhe duke falënderuar gjithë të tjerët që po ashtu që i dhanë një pamje kuptimplotë reagimit të shtetit në këtë situatë, dua të nënvizoj se tani është momenti për të çuar përpara fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura, dhe sigurisht edhe për atë pjesë të infrastrukturës, që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e jetës normale në komunitetet e zonave të përmbytura.

Patjetër që do të na duhet më tej që të ecim me zbatimin e planit që ka nisur prej disa muajsh nga ministri i Bujqësisë për të ndërhyrë në të gjitha pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes nga uji, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofik që kishte kjo situatë, nëse shumë investime mbrojtëse nuk do ishin bërë në këto 2 vite. E kemi parë se në çdo zonë ka ende një sërë pikash të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”, - u shpreh kryeministri Rama.

Ndonëse kjo është një situatë e përsëritur edhe nën qeverisjen Rama, kreu i qeverisë tani pas 4 vite qeverisje shprehet për plane investuese në këto zona të cilat përmbyten çdo vit që ka shirat.

 

 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI