Flash

Xhafaj e përqafoi për shtëpinë e përmbytur, i riu kërkon leje për katin e dytë

Lapsi.al 3 December 2017
Xhafaj e përqafoi për shtëpinë e përmbytur, i riu

Leoren Tarko, 19-vjeçari nga fshati Gjokaj i Vorës ngriti zërin përballë Ministrit të Brendshëm, i tronditur nga përmbytja e shtëpisë së tij. Në moment, ministri e përqafoi duke kapur titujt e mediave, por dy ditë më pas Fatmir Xhafaj nuk i ka dhënë përgjigje kërkesës së të riut. Në një intervistë për Report Tv, Leoreni kërkon një leje për të ngritur katin e dytë të shtëpisë, që siç thotë ai “përmbytet çdo vit”.

“Atëherë i thashë që ngjarja është ripërsëritur dhe që ministri të më ndihmojë pas gjithë kësaj emergjencë që është në të gjithë vendin më premtoi se do të më ndihmojë. Kam komunikuar me ministrin dhe ka sjellë një grup zyrtarësh për të parë dëmet në shtëpi dhe pritet reagimi i tyre”, shprehet Leoreni.

Në 10 vite shtëpia e familjes Tarko është përmbytur 7 herë. “Dëmet këtë herë kanë qenë të shumta ndryshe nga vitet e tjera, sivjet i ka rrafshuar të gjitha. Vit për vit ne ndërrojmë mobiliet, diçka të vjetër dhe çdo vit dikush nga ka ndihmuar, por këtë vit nuk kemi ku të mbështetemi”, thotë 19-vjeçari.

Familja Tarko u zhvendos nga Gramshi para 10 vitesh duke përdorur kursimet e mbledhura ndër vite. Po që nga ajo kohë shtëpia e tyre është nën mëshirën e reshjeve që nuk kursejnë asgjë. Përmes Report TV ata apelojnë për t’i ndihmuar. “Apeli im kryesor është që të më lënë të ndërtoj diçka sipër në kat të dytë, ndërsa nga të tjerët nëse munden të më ndihmojnë me çfarë të munden”, shprehet i prekur Leoreni.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI