Flash

‘Strategjia’ e re e Ramës, falenderon Bashën dy herë brenda dy ditëve

Lapsi.al 3 December 2017
‘Strategjia’ e re e Ramës, falenderon Bashën dy herë

Edi Rama përshëndeti vizitën e Lulzim Bashës sot në Darzezë të Fierit, ku ky i fundit inspektoi nga afër situatën pas përmbytjeve masive ne këtë fshat.

Postimi i Ramës erdhi vetëm pak minuta pas publikimit të mesazhit të Bashës mbi vizitën në këtë fshat. Sipas Ramës, pavarësisht se në përditshmëri ata mund të mendojnë ndryshe, gjithkush mund të bëjë punë të mira.

“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe?”, tha Rama, pa përmendur Bashën, por duke e shoqëruar këtë status me foton e kryedemokratit.

Dy ditë më parë, Rama falënderoi publikisht Bashën pasi i doli pro miratimit të kërkesës për përshpejtim të seancës plenare, për shkak të gjendjes së krijuar nga përmbytjet në vend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI