Flash

(VIDEO) Rrëfimi me lot në sy i gruas nga Shijaku: 6 herë më është përmbytur shtëpia…

Lapsi.al 3 December 2017
(VIDEO) Rrëfimi me lot në sy i gruas nga Shijaku: 6 herë më

Rajmonda Smoqi, nënë e dy fëmijëve, ka braktisur shtëpinë e saj dy katëshe të mbuluar nga uji i lumit Erzen, në Shijak. Me zërin që i dridhet dhe me pikëllim të madh, gruaja tregon sesi e braktisi shtëpinë para se uji të hynte në banesë.

Në banesën dy katëshe ka qëndruar vetëm bashkëshorti i saj, ndërsa e gjithë lagjja është pa drita e pa ujë të pijshëm. Këtë verë kishte rregulluar shtëpinë pas përmbytjes së fillim vitit nga lumi.

Gruaja kërkon që shtrati i lumit të thellohet, që ngjarje si kjo, që sipas saj janë të përsëritura, të mos ndodhin më.

Dy ditë më parë nga prurjet e lumit Erzen, tre ura në Shijak janë shembur duke bllokuar tri fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët. Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, nga shtëpitë e tyre të përmbytura.

Të këshilluara

VIDEO me dron/ Fieri nën pushtetin e ujit

Në Fier duket se po përsëritet katastrofa e 2015-ës. Lumi Vjosa ka përmbytur shtëpi dhe toka. Tani ushtria dhe policia me mjete ajrore dhe lundruese janë në dis...

21:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI