Flash

Reshjet në zonat e përmbytura/ Sinoptikanët thonë se më e keqja kaloi

Lapsi.al 3 December 2017
Reshjet në zonat e përmbytura/ Sinoptikanët thonë se më

Mijëra hektarë tokë dhe qindra shtëpi u përmbytën pas reshjeve të ditëve që lamë pas, por duket se më e keqja ka kaluar. Sinoptikanët paralajmërojnë dobësimin e reshjeve, që për fat mirë do të vijnë duke u pakësuar gjatë javës. Por nga ana tjetër temperaturat do të ulen deri ditën e enjte.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ sinoptikania Tanja Porja parashikoi reshje dëbore në zonat malore dhe në disa pjesë të lindjes së vendit, ku mund të arrijnë deri në 70 cm.

“Deri në mesditën e të hënës moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por nuk presim intensifikim të situatës. Nesër në mesditë presim një përmirësim. Deri të enjten në mbrëmje moti do jetë i kthjellët, por do ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave. E marta dhe e mërkura do kenë temperatura deri në -5. Të premten presim një rritje të ndjeshme të temperaturave. Ndërkohë gjatë 24 orëve të ardhshme pritet që gjithë zona malore në veri dhe një pjesë e lindjes do ketë reshje dëbore gjatë natës dhe nesër paradite. Në disa zona të thella malore do ketë 60-70 cm dëborë, ndërsa në zona të tjera trashësia do shkojë deri në 30 cm”- tha sinoptikania Tanja Porja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI