Flash

Fier, 3 persona mbetën të bllokuar nga vërshimi i Vjosës, shpëtohen nga policia

Lapsi.al 4 December 2017
Fier, 3 persona mbetën të bllokuar nga vërshimi i Vjosës,

Pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati, situata në zonat e prekura nga përmbytjet paraqitet problematike. Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, është përmbytur nga uji aksi rrugor Levan-Tepelenë. Niveli i ujërave në rrugë mësohet se ka arritur deri në 20 centimetra.

Problematike situata paraqitet edhe në gjithë rrethin e Fierit. Tre persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar në fshatin Ferras të Fierit.

Shërbimet e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e familjes me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prujeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI