Banorët në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur më ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi ai shkoi sot të inspektojë gjendjen nga përmbytjet. Uji ka pushtuar shtëpitë dhe bizneset e qytetarëve, të cilët i kërkuar zgjidhje Xhafajt. Banorët u shprehën se e njëjta situata ndodhi edhe vitin e kaluar, por në fund, askush nuk shkoi t’i ndihmojë.
“Ne jemi te pashprese, ne jemi biznesmene, ne jemi kuajt e ekonomise, pa ne nuk ecen qerrja. Per kete me vjen keq” – u shpreh një tregtar.
“Do e shikoj me entin e Rrugeve, te premtoj qe do ta trajtoj kete gje. Une jam pjese e Qeverise, e shtetit. Kam detyrim te te sherbej deri ne 1” – iu përgjigj Xhafaj.
“E ke gabim, e ke gabim ti zotëri. Ti nuk do na zgjidhësh gjë. Permbytemi cdo vit, asnje zgjidhje nga bashkite. Kemi nje vit qe jemi ne emergjence” - i tha nje tjeter banor.
Një tjetër u shpreh se i është përmbytur 7 herë shtëpia dhe se ndërron çdo vit mobiljet. Një i ri u përlot teksa ankohej dhe Xhafaj i dha numërim e telefonit duke i premtuar zgjidhje.