Flash

Përmbytjet/ Prefekti i Fierit jep alarmin: Priten orë më këqija, shkatërrohet autostrada Fushë Krujë-Milot

Lapsi.al 1 December 2017
Përmbytjet/ Prefekti i Fierit jep alarmin: Priten orë më

Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë jane ne terren per te ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet ne te gjithe vendin. Situata e reshjeve pritet te permiresohet gjate mbremjes se sotme ne Qender dhe Veri, por e pazakonte gjendja do te jete ne Jug te vendit ku jane perqendruar forcat per perballimin e situates dhe evakuimin e njerezve te rrezikuar.

Nisur nga situata e reshjeve të 24 orëve të fundit dhe situatës që paraqitet në territorin e qarkut Fier Prefekti i Qarkut Fier, Baki Bala ka dhënë alarmin dhe ka bërë thirrje për të pritur orët më të këqija në vijim pasi prurjet janë të shumta dhe se Vjosa është në pikën kritike që do të thotë se pritet një situate e ngjashme me vitin 2015 në këtë zone.

Dritan Leli ka thënë sot se problematike është situata në Vjosë ku po peson rritje me 20 cm në orë që sipas banorëve kjo nuk është situatë që është parë ndonjëherë. “Zona e Novoselës më problematike”, - tha ai. Sipas kryebashkiakut ka prurje të shumta në Vjosë dhe për banorët problematike është zona në Ujin e Ftohtë. Ndërkohë, bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ben me dije se 100 efektive te FA jane nisur me urgjence drejt Fierit. Nderkohe qe ne gatishmeri edhe 100 efektive te tjere gati për te nderhyre. “Drejt Fierit e Vlores edhe dy motopompa dhe nje toge efektivesh e FA per largimin e ujit”- njofton ministria.

Nga ana tjetër, prej disa orësh autostrada Fushë Krujë – Milot është bërë e paqarkullueshme. Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme dhe makinat janë bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe andej me probleme. Vargu i makinave është i gjatë, ndërsa aty ka shkuar policia për zhbllokimin e situatës. Emergjencat Civile i bën edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast rreziku të telefonojnë në numrat 112, 128 dhe 129.

Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore. Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

 

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI