Flash

Moti i keq në qarkun e Korçës, rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit

Lapsi.al 1 December 2017
Moti i keq në qarkun e Korçës, rrezikohet të

Reshjet e dendura pothuajse në të gjithë Shqipërinë kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme me qarkullimin e dhe në rajonin e juglindjes së vendit. Në Korçë vijojnë me intensitet reshjet, ndërsa paraqiten probleme në aksin Lozhan-Moglicë, pasi ka bllokim të rrugës herë pas here si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.

Probleme ka edhe në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku ka pasur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes ky aks është zhbllokuar. Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh. Nga reshjet rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës.

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka thënë se strukturat janë në gatishmëri të plotë. Në Pogradec situata paraqitet normale.

Të këshilluara

Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE jep arsyet

OSHEE njoftoi se si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së sotme, nënstacioni i Kasharit është përmbytur, dhe për të shmangur shkatërrimin e gjithë nënstaci...

22:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI