Flash

Kreu i Emergjencave Civile: Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat

Lapsi.al 1 December 2017
Kreu i Emergjencave Civile: Banorët që janë kërcënuar

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra. Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015. Ai kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.

Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese. Strukturat kanë qenë në ndihëm të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindore dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat. Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë”- tha Shemsi Prenci në lidhje telefonike me News24.

Të këshilluara

Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE jep arsyet

OSHEE njoftoi se si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së sotme, nënstacioni i Kasharit është përmbytur, dhe për të shmangur shkatërrimin e gjithë nënstaci...

22:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI