Flash

Rama nga Ura e Mifolit: Prurjet e Vjosës në rritje, kemi nxjerrë mësime nga e shkuara

Lapsi.al 1 December 2017
Rama nga Ura e Mifolit: Prurjet e Vjosës në rritje, kemi nxjerrë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat Olta Xhaçka, Niko Peleshi e Damian Gjinkuri si dhe përfaqësues të autoriteteve lokale, kanë inspektuar situatën e përmbytjeve te "Ura e Mifolit" në Vlorë, zona më problematike ku lumi Vjosa ka dalë nga shtrati.

Priten që në këtë zonë të evakuohen 2500 banorë të katër fshatrave, pasi banesat e tyre rrezikohen të përfshihen nga rrjedha e lumit. Efektivë të FA ndodhen të dislokuar pranë Urës së Mifolit, në gatishmëri për të nisur operacionin e evakuimit në katër fshatra.

"Kemi gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër se kemi nxjerrë dhe mësime të së shkuarës, por edhe kalimi i Emergjencave Cilvile në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes ka përfitueshmërinë e vet. Situata ishte e paralajmëruar, fuqitë njerëzore sado të mëdha në këto raste janë të kufizuara deri tani falë operacioneve të shpëtimit gjatë natës që ka qenë shumë e vështirë është siguruar të mos kemi humbje në jetë njerëzish. Fatkeqësisht ka humbur jetën një elektricist i OSHEE në krye të detyrës. Dua te falenderoj edhe kryetaret e bashkive pa dallim, per te gjithe punen qe kane bere dhe po bejne dhe te perseris apelin per te gjithe qytetaret ne zonat e prekshme, parashikohet fryrje e lumit te Vjoses, te jene vazhdimisht te vemendshem dhe t'i pergjigjen kerkeses se strukturave per t'u evakuuar dhe spostuar. Te shpetojme jetet e njerezve, te shpetojme bagetite dhe pastaj pjesa tjeter eshte momenti i bilanceve”, - u shpreh Rama.

Të këshilluara

Ministrja jep lajmin e keq për të dënuarit

Ministria e Drejtësisë jep lajmin e keq për të dënuarit që kishin shpresa për amnistinë e fundvitit. “Ne nuk do të bëjmë amnisti për këtë fund viti” – mësohe...

13:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI