Flash

Policia: Cilat rrugë janë bllokuar, ndiqni këto akse alternative

Lapsi.al 1 December 2017
Policia: Cilat rrugë janë bllokuar, ndiqni këto akse alternative

Policia Rrugore njofton qytetarët mbi akset kryesore në vend, cilat janë të kalueshme dhe cilat jo. Këshillohet që të kufizohet sa më shumë përdorimi i makinave.

Akset rrugore janë kryesisht të kalueshme mepërjashtim të Qafë Kashar-Vorë-Qafë Kashar.

Segmenti Tiranë-Rinas, rruga që lidh aeroportin është e kalueshme.

Problem paraqet rruga Fushe Krujë-Kurbin, ku policia devijoi qarkullimin e makinave në rrugën e vjetër pasi rruga e re është mbuluar nga uji në zonën e Derbenit.

Segmenti rrugor Arapaj-Ndroq, është i hapur.

Në rrugët e tjera ka prezencë të ujit, por trafiku vazhdon i rrjedhshëm. Edhe në qendrat e banuara ka prezencë të rritur të ujit, por trafiku vazhdon të jetë i menaxhueshëm.

Sygjerohet që drejtuesit e makinave që udhëtojnë në drejtim të Jugut të përdorin rrugën Tiranë-Elbasan-Peqin.

Policia Rrugore kërkon që në aksin Milot-Fushe Krujë të ndërpritet qarkullimi i kamionave me inerte dhe me krom, pasi prezenca e tyre bëhet shkak për bllokimin e rrugës dhe pengon autoritetet të vijnë në ndihmë për mjetet e tjera.

 

Të këshilluara

Ministrja jep lajmin e keq për të dënuarit

Ministria e Drejtësisë jep lajmin e keq për të dënuarit që kishin shpresa për amnistinë e fundvitit. “Ne nuk do të bëjmë amnisti për këtë fund viti” – mësohe...

13:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI