Flash

VIDEO/ Çfarë thoshte Rama kur Shqipëria përmbytej në kohën e Berishës

Lapsi.al 1 December 2017
VIDEO/ Çfarë thoshte Rama kur Shqipëria përmbytej në

Në vitin 2010, kur sikurse sot reshjet përmbysnin vendin, Edi Rama bënte direkt përgjegjëse qeverinë dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha për situatën e rënduar. Rama theksonte nga selia e PS-së se nëse vendi qeveriset vërtetë dhe nuk sundohet, atëherë nuk mund të ndodhin pesë përmbytje në vit.

“Është e pamundur, që të tilla katastrofa (përmbytjet), të përsëriten pesë herë në vit, në rast se ka një qeveri, që qeveris dhe jo një pushtet që sundon. Në rast se ka institucione të cilët bëjnë punën e tyre, si mendoni ju, ka mundësi që arsyeja jonë të pranojë se nuk ka patur shira të tillë në të shkuarën?” 

Sot Edi Rama është në krye të qeverisë. Prej pothuajse dy ditësh shirat nuk pushojnë dhe qytete e rrugë në mbarë vendin janë paralizuar nga përmbytjet. Drejtuesi i Emergjencave Civile u shpreh dje se nuk kanë kapacitetet e duhura për të stabilizuar situatën. Edhe me ndërhyrjen e ushtrisë, përpos evakuimeve të banorëve në rrezik, asgjë nuk është vënë në vijë. Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar, shtëpitë e shumë banorëve janë përmbytur, një pjesë e madhe e vendit dhe gjysmës së Tiranës i mungon energjia elektrike. Dy ditë shi mjaftuan që vendi të paralizohej. Këto më sipër janë vetëm disa nga ngjarjet që e faktojnë këtë realitet.

Nëse ndjekim logjikën e Edi Ramës kur ishte në opozitë, përmbytjet e këtyre ditëve do të na çonin në përfundimin se vendi nuk qeveriset por sundohet, dhe se institucionet kanë dështuar të bëjnë punën e tyre. LAPSI.AL

Të këshilluara

Ministrja jep lajmin e keq për të dënuarit

Ministria e Drejtësisë jep lajmin e keq për të dënuarit që kishin shpresa për amnistinë e fundvitit. “Ne nuk do të bëjmë amnisti për këtë fund viti” – mësohe...

13:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI