Flash

Profil/ Kush është deputetja e re që do zëvendësojë Bujar Muçën në Parlament

Lapsi.al 30 November 2017
Profil/ Kush është deputetja e re që do

(Në foto: Elena Xhina; Aqif Rakipi; Bujar Muça) 

Elena Xhina është e treta në listën e PDIU-së në Elbasan. Më dorëheqjen e deputetit të kësaj partie në qark, Bujar Muça ditën e sotme, avokatja 40-vjeçare mund të ulet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Por kush është Elena Xhina?

Ajo është aktualisht nënkryetare e Këshillit të Qarkut Elbasan. Xhina është me profesion avokate. Ajo jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Nga marsi 2001 deri në janar 2006, Elena Xhina ka punuar si Sekretare seance në Gykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

40-vjeçarja është e martuar dhe nënë e tre vajzave.

Më parë ajo ka qenë në radhët e LSI-së si Anëtare e Këshillit të Qarkut nga kjo forcë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit ajo kaloi tek PDIU, duke u renditur e treta në listën e kandidatëve për deputetë, pas Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës.

LISTA E PDIU NË ELBASAN:

Aqif Rakipi

Bujar Muça

Elena Xhina

Dritan Bici

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI