Flash

Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon mësimin në të gjithë vendin

Lapsi.al 30 November 2017
Moti i keq/ Ministria e Arsimit pezullon mësimin në të

Ditën e nesërme mësimi do të pezullohet në të gjithë vendin. Vendimi është marrë nga Ministria e Arsimit për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin.

“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar.” - thuhet në njoftimin e ministrisë.

Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI