Flash

Gjykata lë në burg shkaktarin e aksidentit me eskortën e Kryeministrit

Lapsi.al 30 November 2017
Gjykata lë në burg shkaktarin e aksidentit me eskortën e

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29- vjeçarin Spiro Naçi, i cili u arrestua pak ditë më parë si shkaktar i aksidentit të eskortës së kryeministrit Rama, duke lënë të plagosur 3 gardistë;  K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ai deklaroi para gjykatës se i kërkonte ndjesë Gardës së Republikës dhe familjes së tij për rastin, duke theksuar se rrezikon humbjen e vendit të punës për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg”.

"Ne vendin ku ndodhi aksidenti ka qene vija e ndërprerë që lejon parakalimin. Unë kam kryer parakalimin. Iu kërkoj ndjesë Gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar. Nuk jam dakord për masën arrest me burg sepse me rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë", tha Naci.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI