Flash

FOTO/ Si i shpëtoi sulmit me hanxhar dhe armë pronari i diskos në Korçë

Lapsi.al 26 November 2017
FOTO/ Si i shpëtoi sulmit me hanxhar dhe armë pronari i diskos në

Mbrëmjen e 25 nëntorit, breshëritë e armëve tronditën periferinë e Korçës. Në aksin Korçë-Dishnicë u derdhën breshëri armësh mbi një lokal me muzikë live. Policia thotë se autorë ishin A.Qiraxhi, 23 vjeç dhe A.Babani, 18 vjeç. Bashkë me të tjerë ata janë pozicionuar me dy automjete përpara lokalit dhe kanë goditur me dy armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë mbi të.

Më pas kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me sëpatë A.K dhe kanë tentuar të vrasin me armë pronarin dhe administratororin e lokalit me iniciale A.L. A.K, ka marrë mjekim në Spitalin e Korçës dhe nuk ka probleme për jetën. Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë dyshohet të ketë qenë një konflikt i vjetër për motive të dobëta, ndodhur midis këtyre personave.

Policia e Korçës thotë se është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar të ngjarjes, si edhe kanë ngritur grupe të shumta kontrolli për krehjen e zonës. Nga kontrollet e kryera në afërsi të fshatit Lubonjë, janë gjetur të braktisura të dyja automjetet tip "BMW" me targa AA848FG brenda të cilit u gjetën shkopinj druri, një sopatë dhe dy gjerdanë me fishekë dhe mjeti tip "BMW" me targa AA 267ND të cilat ishin përdorur nga autorët.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI