Flash

Si përgjigjet Jozefina Topalli pyetjes: A je tërhequr nga politika?

Lapsi.al 26 November 2017
Si përgjigjet Jozefina Topalli pyetjes: A je tërhequr nga politika?

Këtë 26 nëntor Jozefina Topalli u fryu 54 qirinjve mbi tortë. Një grup të rinjsh nga Shkodra i kishin bërë një surprizë duke e thirrur në një nga lokalet e qytetit. Tashmë është jashtë politikës aktive, por thotë se e ndjek me vëmendje atë. E pyetur nga gazetarët a do të rikthehet, ish-nënkryetarja e PD-së thotë se e rebelon dyshimi që Rama dhe Basha po luajnë teatër pasi duket se janë ende “bashkë”.

“Kam ndal hapin për arsye të zhvillimeve që dihen, por nuk jam fare indiferente ndaj politikës. E ndjek çdo minutë, 24 në 24 orë. Ndoshta di më shumë për shkak të pozicioneve që kam pasur dhe e kuptoj edhe më mirë se çfarë po ndodh. Ajo që bën të rebelohem brenda vetes është se unë dyshoj shumë se ata janë të gjithë bashkë dhe në Parlament luajnë një teatër gati të neveritshëm.

Sigurisht që më mungon foltorja dhe jo ajo fitore që është sot në Parlament. Ndoshta kjo do të thotë që jam më mirë jashtë atij parlamenti. Kjo nuk do të thotë se unë jam tërhequr nga politika” – thotë Topalli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI