Flash

Iu gjenden 44 kg kanabis dhe armë në makinë, prangosen dy të rinjtë nga Fushë-Kruja

Lapsi.al 23 November 2017
Iu gjenden 44 kg kanabis dhe armë në makinë, prangosen dy të

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një të tretë. Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Lek Biba, 33 vjeç, dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe F.B. 32 vjeç.

Arrestimi tyre është bërë, pasi në Luz, Fushë - Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues Jurgen Tufa dhe pasagjer Lek Biba iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave  materiale rreth  44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa.

Po ashtu, policia ka sekuestruar edhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special  99”, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë. Lidhure me këtë ngjarje, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim  dhe" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI