Flash

Nëna e 12-vjeçarit të vetëvarur: Skemi vënë re shenja që ishte i ngarkuar psikologjikisht

Lapsi.al 23 November 2017
Nëna e 12-vjeçarit të vetëvarur: Skemi vënë re

Një 12-vjeçar nga Belshi është gjetur i vetëvarur mesditën e së mërkurës, ndërsa ende nuk është gjetur shkak rreth kësaj tragjedie. Mësohet se 12-vjeçari me iniciale E.E., me banim në qytetin e Belshit, ka shkuar si çdo ditë në shkollë.

Ai është kthyer në shtëpi pas mësimit dhe në momentin që familja do të drekonte, kanë nisur ta kërkojnë në banesë. Pasi ata nuk e kanë gjetur në asnjë nga dhomat e shtëpisë, kanë nisur ta thërrasin në oborr dhe më pas i janë drejtuar kasolles së bagëtisë.

Ka qenë tragjike për nënën e tij, e cila e ka parë djalin e saj të varur me litar në një nga trarët e kasolles. Edhe pse në gjendje mjaft të shokuar, prindërit e fëmijës janë marrë në pyetje nga policia, por ata nuk kanë qenë në gjendje të japin një shpjegim për këtë ngjarje të rëndë në familjen e tyre.

Asnjëherë nuk kemi vënë re shenja që fëmija ynë të ishte i ngarkuar psikologjikisht. Asnjëherë nuk e kemi keqtrajtuar apo t’i kemi bërtitur. Si çdo prind kemi kërkuar më të mirën për fëmijën tonë. Nuk kemi asnjë dyshim, nuk dimë si ta quajmë këtë tragjedi”, - kanë pohuar prindërit.

Policia dyshon se një nga shkaqet mund të ketë qenë një depresion i çastit, gjithsesi hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI