Flash

Policia shkon në shtëpitë e zyrtarëve të kërkuar për Habilajt, por...

Lapsi.al 22 November 2017
Policia shkon në shtëpitë e zyrtarëve të kërkuar

Grupe të forcave operacionale të policisë së shtetit kanë nisur operacionin për zbatimin e urdhër-arresteve për 3 ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për lidhje me grupin e Habilajve. Lapsi.al mësoi se forcat e policisë janë paraqitur fillimisht në shtëpitë e Jaeld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës në orët e pasdites me urdhrin e arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pjesë e operacionit mësohet se kanë qenë dhe forca të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, por asnjë prej tyre nuk është gjetur në banesë. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI