Flash

Çfarë tha ish-ministri Saimir Tahiri pasi u kthye nga Viena në një udhëtim dy ditor

Lapsi.al 20 November 2017
Çfarë tha ish-ministri Saimir Tahiri pasi u kthye nga Viena në

Avioni me të cilin Saimir Tahiri u kthye në Tiranë nga Viena u ul në Rinas pas mesnatës së të dielës. Automjeti i deputetit e priste atë përpara terminalit VIP. Ndonëse deputet, që si i tillë mund të përdorë terminalin VIP, Saimir Tahiri preferoi të dalë nga terminali i zakonshëm i udhëtarëve.

Ish-ministri nën hetim nuk dha asnjë shpjegim për udhëtimin e tij dy ditor jashtë vendit. Po ashtu ai nuk bëri asnje koment mbi dosjen Sota, biznesmeni 25-vjeçar, në automjetin e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patenta të familjes Tahiri.

“Zoti Tahiri mirëmbrëma, cili ishte qëllimi i vizitës suaj?” – u pyet ai nga gazetarët.

“Ça bëhet kështu…..Jepini fund kësaj estrade….është komplet pa sens, pa sens”, - tha Tahiri.

“Keni një koment mbi dosjen Sota….?” (Tahiri largohet).

Të këshilluara

Ndërron jetë kompozitori Aleksandër Lalo

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare kompozitori i njohur Aleksandër Lalo. Përveç veprimtarisë si kompozitor i muzikës së lehtë, Lalo ka dhënë një kontribut të...

21:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI