Flash

Anglia, një mundësi e artë për të studiuar

Lapsi.al 20 November 2017
Anglia, një mundësi e artë për të studiuar

Intervistë me Drejtorin e Cambrige Centre for Sixth Form Studies, Z. Stuart Nicholson MA (Oxon), MBA, PGCE, NPQH

Stuart Nicholson është drejtor i Cambrige Centre for Sixth Form Studies në Cambridge. Prej më shumë se 7 vjet ai drejton CCSS dhe ka një karrierë prej më shumë se 25 vjetësh në shumë prej shkollave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht, Nicholson është kryetar i Këshillit të Arsimit të Pavarur (CIFE), një shoqatë profesionale për Kolegjet e Pavarura Six Form në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Kolegjet CATS, MPW, Kolegjin e Pavarur Chelsea dhe shumë të tjerë kryesorë. Së fundmi, ai është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkollave të Pavarura (ISA) për vitin 2017, gjë e cila mundësi për drejtimin e arsimit në nivelin e politikave kombëtare.

Nicholson ka përfunduar kolegjin në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas ka studiuar në Universitetet Oxford dhe Cambridge. Ai tashmë ndodhet në Tiranë dhe shpjegon arsyet e vizitës së tij.

Pse është Britania një destinacion popullor për studentët ndërkombëtarë, përfshi edhe ata shqiptarë?

Jam në Tiranë për të shpjeguar pikërisht avantazhet që ofron studimi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë këto ditë do të takohem me shumë studentë shqiptarë. Do të jem me ta të mërkurën në ora 13.00 në Universitetin Europian të Tiranës dhe pasdite nga ora 18.00 deri në mbrëmje në Hotel Tirana në një seminar po me studentë që janë të interesuar të dinë avantazhet dhe bursat që ofrohen për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Univeristetet tona janë të famshme në të gjithë botën, qasja meritokratike në arsim, historia e lidhur me vende të tilla si Oxford dhe Cambridge, duke ndjekur gjurmët e Stephen Haëking dhe Isaac Neëton.

Megjithatë, një aspekt që shpesh neglizhohet është diversiteti - ne kemi mbi 500 institucione në Mbretërinë e Bashkuar që ofrojnë diploma studimi të niveleve të ndryshme, me 1000 programe të mundshme për të zgjedhur. Ky specializim në nivel universitar pasqyron një gamë të gjerë të specialistëve të mësimdhënies që janë në dispozicion në shkollat tona, për ata që ndjekin programin A-Level, të cilët janë kualifikime të shquara, të respektuara në mbarë botën për cilësinë e tyre të lartë.

Sa e rëndësishme është për studentët e huaj të studiojnë së bashku me studentët britanikë?

Në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, studentët ndërkombëtarë përbëjnë rreth 20% të numrit të përgjithshëm të studentëve (në Londër, më shumë se një e katërta e studentëve janë të ardhur nga jashtë Britanisë së Madhe). Të gjithë studentët në universitete studiojnë së bashku, pavarësisht nga gjuha e tyre amëtare dhe vendi i origjinës.

Pra, si mund të studiosh në universitet? Cilat janë shanset për të hyrë në Oxford apo Cambridge?

Përgatitja, përgatitje, përgatitje! Avantazhi i shkollës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar është se për dy vitet e fundit në shkollë, ju vetëm përqëndroheni në 3 ose 4 lëndë të cilat i studioni me dëshirë, psh nëse do studioni në Uiversitet për menaxhim zgjidhni biznes, ekonomi dhe një gjuhë të huaj. Ky intensitet siguron që nxënësit të përparojnë në universitete me një pasion të thellë në lidhje me degën e tyre të zgjedhur. Zgjidhni lëndët që pasqyrojnë pasionin tuaj dhe do të keni një përvojë të jashtëzakonshme para-universitare, do të jeni plotësisht të përgatitur për degën e zgjedhur në universitet.

Të gjithë aplikantët (britanikë dhe ndërkombëtare) duhet të alikojnë në UCAS - organizata online që menaxhon hyrjen në arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Afati normal për pjesën më të madhe të lëndëve është janari i vitit që ju dëshironi për të nisur universitetin dhe ju mund të aplikoni për deri në 5 universitete fillimisht. Por për Oxford, Cambridge dhe degët e mjeksisë, ju duhet të aplikoni tre muaj më parë, në tetor.

Hyrja në Oxford apo Cambridge normalisht kërkon të paktën dy vjet fokus të qartë dhe përgatitje që përfshin studim serioz akademik, një sërë aktivitetesh të rëndësishme jashtëshkollore, përgatitje të kujdesshme për intervistë. Dhe në fund, natyrisht, provimet.

Sa studentë dërgon CCSS në Oxford apo Cambridge?Në 3- 4 vitet e fundit, Universiteti i Cambridge ka qenë destinacioni numër një për studentët e CCSS, e ndjekur nga Universiteti Queen Mary dhe Manchester. Viti 2015 nuk bën përjashtim, me 5 studentë të këtij viti që kanë marrë oferta nga Oxford dhe Cambridge. Nga totali prej 10 studentë që kanë aplikuar Oxbridge, kjo paraqet një normë suksesi prej 50% në krahasim me mesataren prej 20% në shkallë kombëtare.

Si funksionon CCSS në përgatitjen e vazhdueshme të këtyre studentëve për sukses?

Nuk ka formulë magjike, për fat të keq! Në CCSS, ne kombinojmë klasat e vogla (mesatarisht 6 studentë për klasë), mësuesit me përvojë dhe njohuri si dhe një orar intensiv. Megjithatë, ne dimë edhe si të ç’lodhemi dhe të argëtohemi! Studentët tanë shijojnë një gamë të gjerë të aktiviteteve sportive dhe klubeve të shkollës- dhe mos harroni, Cambridge është shtëpia jonë!

Na tregoni më shumë rreth CCSS...

Në një farë mënyrë, struktura jonë studentore është e shumëllojshme sa London School of Economics. Ne kemi rreth 40% studentë britanikë dhe 60% studentë ndërkombëtarë, të ardhur nga mbi 25 vende të ndryshme. Studentët tanë studiojnë së bashku, duke krijuar miqësi të forta dhe duke mbështetur njëri- tjetrin gjatë studimeve të tyre. Ndërtesat tona ndodhen në qendër të Cambridge, me një distancë jo të largët nga njëri- tjetri dhe çdo gjë që ofron qyteti. CCSS ka mirëpritur studentë gjatë 35 viteve të fundit dhe studentët tanë kanë pasur karriera të suksesshme që nga biznesi e deri në artet kreative, e politikë.

A keni pasur shumë studentë shqiptarë në CCSS?

Po. Ne kemi mirëpritur studentë shqiptarë në të kaluarën.

Studentët shqiptarë janë studentë të ekselencës.

A ofroni bursa për studentët shqiptarë:

50% bursë për studentët që kanë mesatare mbi 9.5 dhe nivel shumë të lartë të gjuhës angleze.

Të Hënën me datën 20 organizojmë Olimpiadën CCSS (për moshat 13-15 vjec) .

Fituesi i kësaj olimpiade do të studiojë 2 javë falas në Shkollën Verore të CCSS në Cambridge , për vendin e dytë 50% ulje, vend i tretë 30 % ulje.

Nëse doni që të aplikoni dhe të përfitoni një bursë deri në 50% mund të na kontaktoni në 06 999 555 86 ose në email [email protected]

Ju mirëpresim tek Hotel Rogner të Hënën dhe të Martën datë 20 dhe 21 Nëntor nga ora 12:00 deri 18:00

Të këshilluara

Ndërron jetë kompozitori Aleksandër Lalo

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare kompozitori i njohur Aleksandër Lalo. Përveç veprimtarisë si kompozitor i muzikës së lehtë, Lalo ka dhënë një kontribut të...

21:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI