Flash

Ndërron jetë kompozitori Aleksandër Lalo

Lapsi.al 19 November 2017
Ndërron jetë kompozitori Aleksandër Lalo

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare kompozitori i njohur Aleksandër Lalo. Përveç veprimtarisë si kompozitor i muzikës së lehtë, Lalo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kinematografi me muzikën e 25 filmave shqiptarë.

Aleksandër Lalo ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve për muzikë më 1973. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikëndohen edhe pas shumë vitesh nga këngëtarë të tjerë. Lalo si njohës shumë i mirë i orkestrës ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përveç kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra.

Disa kompozime të Lalos:

Pogradeci – Suide me 4 kohë për orkestër harqesh, Ëndrrat e Vjeshtës.

Muzikë filmash:

Tingujt e harresës

Historiani dhe kameleoni

Treni niset më shtatë pa pesë

Dy herë mat

Fjalë pa fund

Asgjë nuk harrohet

Fushë e blertë fushë e kuqe

Era e ngrohtë e thellësive

Një vonesë e vogël

Shi në plazh

Shtëpia jonë e përbashkët

Thesari

Gëzhoja e vjetër

Nusja

Vajzat me kordele të kuqe

Tomka dhe shokët e tij

Dimri i fundit

Emblema e dikurshme

Duke kërkuar 5-orëshin

Odiseja e tifozëve

Të shoh në sy

Një gjeneral kapet rob

Shi në plazh

Aleksandër Lalo – suitë me muzikë nga filmat “Gëzhoja e vjetër”, “Dimri i fundit”, “Era e ngrohtë e thellësive”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI