Flash

Fëmijët e Bulqizës në spital, Rama sfidon opinionin me inagurimin e një shkolle të re

Lapsi.al 17 November 2017
Fëmijët e Bulqizës në spital, Rama sfidon opinionin me

Ditën kur kaldaja e shkollës në Bulqizë u bë shkak që 60 fëmijë të përfundonin në spital të asfiksuar, kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec për inaugurimin e një shkolle tjetër. Kryeministri takoi fëmijët e Roskovecit i ndjekur nga kamera e kryeministrisë dhe foli për investimin 567 mijë euro.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Rama nuk udhëtoi drejt Bulqizës, për t’iu gjendur pranë fëmijëve dhe familjeve në këtë moment të vështirë. Ngjarja tragjike as nuk e pengoi Ramën të shpërndajë pamjet e inaugurimit të shkollës së re për marketing politik, pa thënë asnjë fjalë për realitetin e hidhur të Bulqizës. Asnjë fjalë s'ka thënë deri në orën 18:00 s'ka thënë as ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Video më poshtë u shpërnda nga zyra e shtypit e kryeministrisë, kur dhjetëra fëmijë të Bulqizës janë ende në spital.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI