Flash

Ish shefi i Shërbimit Informativ shpjegon dezertimin e komandove

Lapsi.al 17 November 2017
Ish shefi i Shërbimit Informativ shpjegon dezertimin e komandove

Për Ylli Zylën, ish shef i Shërbimit Informativ të Ushtrisë shkaqet që katër komando dezertuan në Angli janë në radhë të parë ekonomike. Duke folur në studion e Report Tv për arratisjen e komandove, Zyla thotë se ulja e buxhetit në 0.8% të GDP-së të ushtrisë ka bërë që ushtarakët të jenë të keqpaguar.

“Nuk mundet një ushtarak që të jetojë me 300 mijë lekë në muaj dhe me një dietë ushqimore me 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Ushtarakët duhet të denoncojnë këto raste abuzive. Buxheti i FA është 0.8% i GDP-së dhe është shumë pak, pasi 2% e GDP-së ushtrisë i duhet vetëm për rroga dhe pajisje. Më 0.8 % ose 1.2% nuk bën gjë tjetër vetëm se merr rrogën dhe shkon në shtëpi, nuk ke forcë operacionale. Me këtë buxhet ushtria mbyllet në kazermë dhe ushqehet” shprehet Zyla, sipas të cilit arratisje të ngjashme do të ndodhin edhe në të ardhmen.

Për të qenë më konkret në ato që thotë, Zyla merr si shembull, një kërkesë që u bë për vende të lira si roje në ambasadën amerikane.

“Për 10 vende të lira si roje, aplikuan rreth një mijë ushtarë" tha ish shefi i shërbimit sekret.

4 komandove që dezertuan thotë Zyla janë pjesë e rekrutimeve të 2015 “që u bënë me bujë të madhe”. Sipas tij, ushtarët duhet të ishin kontrolluar nga Shërbimet e Inteligjencës Ushtarake para se të niseshin në mision. "Dezertimi i këtyre komandove na humb besueshmërinë para partnerëve, ka krijuar një marrdhënie mosbesimi me partnerët e NATO-s, sidomos me SHBA-në dhe Britaninë. Nuk ka më besueshmëri që ushtarakët tanë të shkojnë në misione dhe trajnime", theksoi ish-kreu i SHIU.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI