Flash

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

E përmendi Shemsi Prençin si shembull të budallallëkut, Dritan Hila ankohet për kërcënimet

Lapsi.al 17 November 2017
E përmendi Shemsi Prençin si shembull të budallallëkut,

Një status me ironi i Dritan Hilës që risjell gafën e Shemsi Prençit në parashikimin e tërmeteve ka irrituar këtë të fundit.

Drejtori i Emergjencave Civile e ka marrë në telefon Hilën duke e kërcënuar se “po më përmende prapë, të tërheq zvarrë mor zagar”, dhe “jam malësor dhe po e zgjate prapë me mua do ta vazhdoj personalisht”.

Në statusin e tij në Facebook, Hila komentonte situatën në Greqi duke e marrë Shemsi Prençin, si shembull të budallallëkut: Pavaresisht inateve qe mund te kemi, mendoj se ka ardhur koha qe t'iu çojme Shemsiun grekeve per ndonje parashikim. Kjo qeveri duhet ti ndaje asetet e saj me aleatet dhe jo vetem per vete. (Shyqyr qe Zoti nuk na ve ne prove dhe budallalleku jone mbetet brenda kufijve pasi po te kishim te tilla drama, do te na ishin mbytur 1.600)" shkroi Hila në Facebook.

Më pas, në një shkrim në Dritare.net, Hila duket qartë se nuk është intimiduar nga kërcënimet, por vazhdon ta quajë Shemsi Prençin "një halabak", kur e lidh kërcënimin me retorikën e Ramës kundër gazetarëve.

"Çdo halabak me pushtet apo jo, ka të drejtë ta shikojë gazetarin si një target të lehtë që mund ta intimidojë apo sulmojë, pasi askujt nuk do t’i dhimbset një gjobaxhi, gënjeshtar dhe grabitës i parave të popullit. Dhe vjen momenti që gazetari shikohet si shtriga që duhet vënë në turrën e druve ndërsa tipat si Shemsiu, njerëz që na shpëtojnë nga e magjia dhe e keqja" shkruan Hila në Facebook.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI