Flash

Akuza e PD: Qeveria përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asocimit, frikë nga kriminalizimi

Lapsi.al 17 November 2017
Akuza e PD: Qeveria përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se për herë të parë pas një tradite 6-vjecare, ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkimi Europian. Përmes një reagimi, demokratët thonë se prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Sipas tyre, ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur, “qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë. Sipas PD-së, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë.

“Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, - thuhet në reagimin e PD.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI