Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Emigrantja në Angli i çon 2 mijë euro fierakut që hiqej si Ardit Gjebrea

Lapsi.al 12 November 2017
Emigrantja në Angli i çon 2 mijë euro fierakut që hiqej si

Një histori ndryshe është treguar ditën e sotme në emisionin “E diela shqiptare” ku një grua ka rrëfyer se si u mashtrua nga një djalë nga Fieri duke i zhvatur para. Zonja Bujana tregoi për publikun se ajo kishte komunikuar me dikë, i cili i fliste asaj në emër të stafit të “E diela shqiptare”. Ajo i kishte treguar atij historinë e saj duke i kërkuar të jetë pjesë e emisionit. Por diçka e çuditshme ka ndodhur me të.

Ndërkohë që flisnin për emisionin, djali i kishte kërkuar asaj para për rastin e një vajze të sëmurë, gjithmonë në emër të stafit. Zonja e cila banon në Londër kishte pranuar t’ja dërgonte këtë shumë parash nëpërmjet Money Gram. Porfili me emrin Eltion Gjoka nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte kërkuar sërish para dhe kësaj rradhe një shumë të majme prej 2000 eurosh. Menjëherë zonja kishte dyshuar dhe i kërkonte atij vazhdimisht të takohej me Arditin, por justifikimet e tij nuk kishin fund.

Ardit Gjebrea konfirmoi se ky profil ishte i rremë dhe bashkë me zyrën e krimit teknologjik kanë zbuluar se personi në fjalë quhet Ramadan Metushi.

Bujana priste sot në studio babanë e saj por u çudit shumë, kur përball saj erdhi pikërisht personi që e kishte mashtruar.

Me kokën ulur djali nga Fieri rrëfeu: “Kisha një faqe në Facebook me shumë miq dhe e ktheva në faqen e “Ka një mesazh për ty. Pas disa kohësh shkruajti zonja që donte të ftonte babanë e saj dhe unë i ktheva mbas disa muajsh që do të ndihmojmë. Hiqesha sikur punoja në këtë emision dhe kështu verpova. E di që gabova”

Ramadani i penduar kërkoi ndjesë për të gjithë mashtrimin. Vetë Arditi dhe Bujana pranuan faljen e tij por ai do të vazhdojë procedurat me organet përkatëse për të marrë dënimin e merituar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI