Flash

Çështja Tahiri/ Për Edi Ramën kjo ishte një "vjeshtë histerike" (VIDEO)

Lapsi.al 12 November 2017
Çështja Tahiri/ Për Edi Ramën kjo ishte një

Publikimi i përgjimeve të Antimafias italiane, bisedat e Habilajve, implikimi i ish Ministrit të Brendshëm, kërkesa e prokurorisë për ta arrestuar Tahirin, vota e PS kundër arrestimit dhe akuzat se edhe vetë Edi Rama ishte i përfshirë në skemën e trafikut të drogës e kanë lodhur kryeministrin e Shqipërisë, për të cilin kjo ishte një "vjeshtë histerike".

Në monologun e së dielës, kur flet si çdo fundjavë me ndjekësit në Facebook, Edi Rama foli edhe njëherë për projektin e rrugës së Arbërit që prezantoi në Dibër. Por para se të shprehte kënaqësinë për projektin që s'ka nisur ende, Rama foli për "pallavrat" "iluzionet" "fjalët ekstreme", "shpifjet" "fyerjet" dhe "gënjeshtrat pa kursim" të politikës, që të mbledhura të gjitha bashkë provokuan histerinë e vjeshtës. Kryeministri foli në kohën e shkuar për këtë histori.

Por, hetimet për Saimir Tahirin sapo kanë nisur. Duhen edhe pak ditë që histeria e vjeshtës të mbarojë, për t'ia nisur dimri.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI