Flash

Shqiptari i plagosur në Ekuador, detajet e arrestimit 3 vite më parë

Lapsi.al 12 November 2017
Shqiptari i plagosur në Ekuador, detajet e arrestimit 3 vite më

Shqiptari nga Kosova, Remzi Azemi, i cili mbeti i plagosur nga një atentat mafioz që iu bë në Ekuador, ishte një nga bosët e trafikut të drogës në këtë vend. Zyra e policisë së këtij shteti ka treguar për Vizion Plus, historinë e grupit kriminal.

Në vitin 2014 grupi i përbërë nga 12 anëtarë u kap me 277 kilogramë  kokainë në tre operacione të ndryshme. Në operacionin e koduar “Ballkani” antidroga ekuadoriane goditi grupin e përbërë nga shqiptarë, kosovarë, ekuadorianë, por edhe Grekë. Ndërhyrja e policisë u shtri në tre qytete në Guayaquil, Duran dhe Samborondon ku u sekuestruan 277 kilogramë kokainë, 104 marijaunë, 27 kilogramë heroinë 38 mijë dollare 32 mijë euro 7 automjete dhe dy armë zjarri.

Në pranga në Qershorin e vitit 2014 ra dhe Remzi Azemi sëbashku me dy shqiptarë të tjerë Pelivan. R dhe Lulezim M. Së bashku me ta u arrestuan dhe 9 persona të tjerë mes tyre dhe një nga Greqia.

Sipas autoriteteve Ekuadoriane grupi e siguronte kokainën në kufirin e Kolumbisë dhe Perusë. Sapo ngarkesat mbërrinin, ato fshiheshin në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve. Pas ndërhyrjes së policisë veç drogës u sekuestruan dhe 8 automjete, të cilat përdoreshin nga trafikantët për të shpërndarë kokainën. Ende nuk dihet se si Azemi ka arritur të dalë nga burgu në kaq pak kohë, por sipas autoriteteve, mendohet se atentati ndaj tij ka të bëjë me trafikun dhe përplasjen e grupeve rivale që operojnë në Ekuador.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI