Flash

Pamje të rënda/ Si i shpëtojnë babë e bir atentatit mafioz në Vlorë  

Lapsi.al 8 November 2017
Pamje të rënda/ Si i shpëtojnë babë e bir atentatit

Kjo është video ku duket atentati i 1 tetorit në Vlorë ku u plagosën Ferdinand Llanaj, djali i tij 8-vjeçar dhe Dritan Bega, pas të shtënave me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër.

Në video duket momenti kur makina "Mercedez Benz" e Ferdinand Llanajt afrohet për t'u futur në rrugën Transballkanike, ndërkohë që një “BMW” i pret rrugën. Në këtë çast nisin të shtënat nga makina BMW, ku dallohen dy persona të cilët qëllojnë me kallashnikov. Nga video që Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për t’i shpëtuar plumbave.

Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz. Ndërkohë fëmija 8-vjeç i Ferdinand Llanajt nuk del nga makina, duke mbetur i plagosur. Dy autoret qëllojnë me breshëri dhe brenda 10 sekondave drejt mjetit “Mercedez Benz” është qëlluar 20 herë, me qëllim për të vrarë Ferdinand Llanaj.

BMW-ja u largua me shpejtësi drejt Fierit.

Më pas shihen Llanaj dhe Bega të shtrirë në rrugë të gjakosur, duke kërkuar ndihmë.

Ky atentat duket se ka lidhje me hakmarrjen dhe konkretisht me masakrën e Çoles, në 2015, ku vëllai i Ferndinand Llanajt, Aleksandër Llanaj është dënuar për vrasjen e tre të rinjve, Haki Rakipi, Albi Limaj dhe Ardi Velaj.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI