Flash

E kanë marrë seriozisht, mblidhet për herë të parë komisioni për reformën zgjedhore

Lapsi.al 8 November 2017
E kanë marrë seriozisht, mblidhet për herë të parë

Gati një muaj pas miratimit të tij në Kuvend, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore do të mblidhet për herë të parë këtë të premte në orën 11:00.

Komisioni ka marrë dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës. Në përbërje të tij janë 18 anëtarë; 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita.

Bashkëkryetarë do jenë Bledi Çuçi nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD. LSI përfaqësohet me dy deputetë; Luan Rama dhe Nasip Naço.

Në ndryshim nga përvoja e viteve të shkuara kur për reformën zgjedhore palët kujtoheshin në prag të zgjedhjeve, kësaj radhe duket se e kanë marrë seriozisht reformën dhe kanë nisur punën në fillim të legjislaturës. Megjithatë mbetet për t’u parë se cili do të jetë produkti i këtij komisioni.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI