Flash

DETAJET/ “Hajdeni se kam vrarë gruan”, masakra në sy të fëmijës 8 vjeç

Lapsi.al 8 November 2017
DETAJET/ “Hajdeni se kam vrarë gruan”, masakra në sy

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Udine. Siç shkruajnë mediat italiane, krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë. ‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan tim’, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon për policinë. Ngjarja bëhet edhe më e rendë pasi krimi ka ndodhur në sytë e fëmijët 8 vjeç të çiftit. Sipas hetimeve të para, burri prej disa muajsh nuk punonte dhe ishte gruaja ajo që kujdesej për familjen. Në shtëpi në kohën e krimit, rreth orës 09:00, ishte edhe djali i tyre 8-vjecar. Pasi telefonoi për krimin, burri. 37-vjecar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinierët. Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30-vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi. Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI