Flash

“Policia bëri detyrën” Xhafaj flet për kapjen e Orest Sotës me patentat e Tahirit

Lapsi.al 8 November 2017
“Policia bëri detyrën” Xhafaj flet për kapjen e Orest

Për arrestimin e Orest Sotës, Fatmir Xhafaj u pyet në komisionin e Sigurisë nga deputeti i PD-së, Flamur Noka. Xhafaj doli garant se policia bëri detyrën e saj, në përputhje me ligjin dhe i dorëzoi brenda një kohe të shkurtër në prokurori të gjitha materialet.

“Drejtori i qarkut Elbasan, e ka bërë të qartë rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e policisë në këtë çështje, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës, unë kam ngarkuar Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të hetojë për përgjegjsitë që kanë punonjësit e policisë. Ajo që dua të bëj me dije është fakti që gjithçka çfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan dhe pak orë më vonë çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment përgjegjës për atë është një institucion, prokuroria e Republikës dhe në rastin konkret Prokuroria Elbasan, apo Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo përcakon nëse ka, apo nuk ka vepër penale dhe nëse ka, apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë. Unë nuk e kam këtë tagër që të tejkaloj komptencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë” u shpreh Xhafaj.

Pikëpyetjet që ngrihen në rastin e arrestimit të Orest Sotës është heshtja e policisë në lidhje me ndalimin. Lajmi u mbajt i fshehtë nga policia, që kishte gjetur dy patenta të Saimir Tahirit në makinën e Orest Sotës. Dyshimet janë se bashkë me të ishte edhe një person tjetër, që arriti të largohej dhe që nuk u kap nga policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI