Flash

Blendi Fevziu: Personazhe të panjohur do ta bëjnë reformën në drejtësi e do godasin 'peshqit e mëdhenj'

Lapsi.al 8 November 2017
Blendi Fevziu: Personazhe të panjohur do ta bëjnë reformën

Gazetari Blendi Fevziu ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, shprehet besimplotë për zbatimin e reformës në drejtësi, duke dhënë shembuj nga Maqedonia dhe Rumania.

Ai thotë se kjo gjë do të bëhet nga persona që janë personazhe të panjohur që nuk kanë kontakte miqësore.

Këtu ka shumë veta që e dinë kur në Rumani u kalua ajo që quhet një lloj reforme për të goditur, për të ndëshkuar. Pjesa më e madhe e politikës thoshte çfarë do ndodhë, do kalojmë një ligj fundi fundit, ku do e gjejnë këta ne prokurorinë, gjykatësit i njohim. E njëjta histori ishte edhe në Maqedoni. Çfarë ndodhi? Edhe në Maqedoni, edhe në Rumani kanë gjetur prokurorë që askujt si kishin rënë në sy, femra. I gjetën pikërisht amerikanët, i trajnuan amerikanët. Njerëz që nuk kishin as kontakte miqësore, nuk u gjeje dot as fillin. Kështu që kjo historia s'ka se këta kemi këtu, të jesh i sigurt që do dalin personazhe krejtësisht të panjohur për ne që do fillojnë ta zbatojnë.” – tha Fevziu.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI